Lajme

Ministrja Nagavci nënshkruan vendimin, 1882 vajza dhe gra përfituese të bursës STEM

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për publikimin e listës së përfituesve të mbështetjes financiare për studentet që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).

Sipas ministres në këtë thirrje kanë aplikuar 2761 studente vajza/gra ndërkaq, komisioni vlerësues ka konstatuar se 1882 prej tyre i kanë plotësuar kriteret sipas thirrjes publike. Të gjitha këto studente do të përfitojnë nga 1 mijë euro.

Lexo më shumë  Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

“Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre përveçse ndihmon në ngritjen akademike e profesionale të tyre, kontribuon edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të vendit. Andaj, si Ministri e Arsimit e si Qeveri po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme e shumë dimensionale për të gjithë studentët tanë”, ka shkruar ministrja Nagavci në Facebook.

YouTube player