Lajme

Ushtarit hungarez të KFOR-it të plagosur në Zveçan i pritet këmba

Një ushtari hungarez të plagosur në Veri të Kosovës gjatë trazirave të pak javëve më parë i është prerë gjymtyra, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë.

Më 29 maj, ushtarët hungarez pjesëmarrës në forcën paqeruajtëse të NATO-s (KFOR) u vendosën për detyra të shpërndarjes së turmës dhe mbrojtjes së godinës së kryetarit të Zveçanit. Protestuesit serbë të mbledhur atje dolën në rrugë dhe sulmuan ushtarët e NATO-s.

Disa nga ushtarët hungarezë të plagosur u dërguan në shtëpi në Hungari me aeroplan të mbrojtjes kombëtare të nesërmen, kohë në të cilën Ministri i Mbrojtjes Kombëtare hungareze Kristóf Szalay-Bobrovniczky raportoi gjithsej 27 ushtarë hungarezë të plagosur gjaët përplasjes. Shumica e gardistëve hungarezë tashmë kanë mundur të shkojnë në shtëpi, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një prej tyre kërkonte një ndërhyrje me amputim të gjymtyrëve, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Rruga Press

YouTube player