Lajme

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkesa mbërrin në Kuvend

SPAK ka dërguar në Kuvend kërkesën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kërkesa është protokolluar në Kuvend paraditen e sotme. Ahmetaj është i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Me kërkesën e SPAK, pritet që Ahmetajt t’i hiqet imuniteti i deputetit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Hetimet ndaj tij nisën në kuadër të procesit të aferës së inceneratorëve. Mbi bazën e këtyre hetimeve ndaj Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale.

Më herët SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e partneres së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe në vilën e ish bashkëshortes së tij në Palasë. Të dyja këto banesa janë konfiskuar me urdhër të SPAK.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Ahmetaj ka depozituar dy kërkesa për heqjen e masës së konfiskimit duke i cilësuar ato të paligjshme.

Sipas ligjit pas kërkesës së SPAK, duhet të mblidhet komisioni dhe në rast se vendoset që Ahmetaj të mbajë mandatin e deputetit prokurorët do të depozitojnë në Kuvend provat ndaj ish zv/kryeministrit.

Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që Ahmetajt plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

Rruga Press

YouTube player