Bota

Ushtari ukrainas tregon metodat çnjerëzore të mercenarëve Wagner: Ecin mbi kùfòmèn e miqve të tyre

Në jugperëndim të qytetit të Bakhmutit në Ukrainë, ushtarët ukrainas Andriy dhe Borisych jetojnë në një bunker të ndriçuar me qirinj. Për disa javë ata janë përballur me qindra luftëtarë që i përkasin kontraktorit ushtarak privat rus “Wagner”, duke u hedhur kundër mbrojtjeve ukrainase.

I maskuar nën një kapuç, Andriy tregon një përleshje të pafundme kur ata u sulmuan nga një numër i madh i luftëtarëve të Wagnerit.

“Luftuam për rreth 10 orë rresht. Ishte luftim i pandërprerë. Pra, ata nuk pushonin së ardhuri”, ka rrëfyer ai për CNN-in.

Ai ka shtuar se armët e tyre AK-47 ishin nxehur aq shumë nga të shtënat e vazhdueshme, saqë iu desh të t’i ndërronin ato shpesh.

“Ishin rreth 20 ushtarë në anën tonë. Dhe le të themi 200 nga ana e tyre”, ka shtuar ai.

Mënyra e luftës së Wagnerit është dërgimi i valës së parë të sulmuesve që përbëhet kryesisht nga rekrutët e papërpunuar, të cilët vijnë drejtpërsëdrejti nga burgjet ruse. Ata dinë pak nga taktikat ushtarake dhe janë të pajisur keq. Shumica shpresojnë se nëse i mbijetojnë kontratës së tyre gjashtëmujore, ata mund të shkojnë në shtëpi dhe jo të kthehen në qeli.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

“Ata e bëjnë grupin në atë mënyrë që, le të themi nga 10 ushtarë, të arrijë 30 metra, pastaj ata fillojnë të gërmojnë për të mbajtur pozicionin”, shpjegon Andriy teksa flet për taktikat e Wagnerit.

Një grup tjetër vijon, thotë ai, për të kërkuar 30 metra të tjera.

“Kjo është se si hap pas hap, Wagneri po përpiqet të ecë përpara, ndërkohë që humbin shumë njerëz”, është shprehur Andriy.

Sipas tij, Wagneri dërgon luftëtarë më me përvojë vetëm kur vala e parë është rraskapitur ose shkurtuar.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Andriy thotë se përballja me sulmin që ata bëjnë është një përvojë e frikshme dhe surreale. Ai madje e krahason betejën me një skenë të një filmi me zombi.

“Ata ecin mbi kufomën e miqve të tyre, duke shkelur mbi ta. Ka shumë të ngjarë që ata marrin drogë përpara sulmit”, pretendon Andriy.

Rrëfimi i Andriy për qasjen e Wagnerit përputhet me atë të një raporti të inteligjencës ukrainase të marrë nga CNN-i javën e kaluar.

Sipas atij raporti, nëse forcat Wagner arrijnë të marrin një pozicion, mbështetja e artilerisë u lejon atyre të gërmojnë gropa dhe të konsolidojnë fitimet e tyre. Sipas përgjimeve ukrainase, koordinimi midis Wagnerit dhe ushtrisë ruse shpesh mungon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *