KryesoreLajme

Ushtari nga Kosova nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake i cili u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vijimit të këtij programi profesional ushtarak, FSK përmes një komunikate për media tha se toger Elshani ka demonstruar nivel të lartë të njohurive profesionale, aftësi udhëheqëse dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe standardeve të kërkuara.

Lexo më shumë  BE reagon mes protestave për Zvërnecin: Mbroni habitatet natyrore para se qielli të mbetet pa këngë shpendësh

Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të shkëlqyer, ai është nderuar me çmimet prestigjioze “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u ndahen oficerëve që dallohen për rezultate të larta akademike, disiplinë, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit.

“Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, si dhe një dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  33 mijë të rinj më pak në Shqipëri… shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç

Rruga Press

YouTube player