Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec
Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit të një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari.
Në një postim në rrjetet sociale, Sanders shkruan: “Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz me pasoja katastrofike për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është pamja e oligarkisë globale – dhe njerëzit po thonë JO.”
Me këtë reagim, Sanders shpreh mbështetje për kundërshtimin qytetar ndaj projektit, duke e paraqitur atë si pjesë të një debati më të gjerë mbi ndikimin e kapitalit të madh dhe mbrojtjen e interesit publik dhe mjedisit.
Rruga Press

