Lajme

Ursula von der Leyen e pyet Osmanin për Dua Lipën, presidentja e fton atë në “Sunny Hill Festival” së bashku me Michelin dhe Macronin

Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Para Samitit të BE-së, ajo është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në ceremoninë e fotografisë zyrtare me liderët e shteteve të BE-së, presidentja dëgjohet derisa ka një ftesë.

Lexo më shumë  Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Ftesa erdhi pasi Presidentja e Komisionit Europian, e pyeti Osmanin se “si është Dua Lipa”.

Ajo më pas i ftoi në “Sunny Hill Festival 2022” të tretë dhe i tha se do të ketë artistë të mrekullueshëm.

“Sunny Hill” përndryshe është rikthyer sërish në Kosovë, pas një sërë diskutimesh për zhvendosjen në Tiranë.

Në këtë të fundit do të organizohet po ashtu në fund të muajit gusht, më 26, 27 dhe 28 gusht.

Lexo më shumë  Sveçla takon delegacionin çek: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë

Të konfirmuar deri më tani janë yje të shumtë ndërkombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *