Urdhri skandaloz/ Si po i dërgon ministrja Evis Sala qytetarët te spitalet e Klodian Allajbeut?
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka marrë një vendim që dëmton hapur sistemin shëndetësor publik për të favorizuar interesat private të oligarkut Klodian Allajbeu. Përmes një urdhri të firmosur së fundmi, ajo ka urdhëruar reduktimin e stafit mjekësor në një nga qendrat kryesore shëndetësore të kryeqytetit.
Sipas urdhrit të datës 19.06.2026, të firmosur nga vetë ministrja Sala, janë bërë ndryshime në organikën e institucioneve shëndetësore në Tiranë. Konkretisht, në pikën e parë të këtij urdhri, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10 në Tiranë, numri i mjekëve shkurtohet nga 43 në 37. Ky vendim arbitrar prek drejtpërdrejt një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, duke lënë mijëra banorë me më pak shërbim mjekësor.
Kjo lëvizje e ministres Sala është një manovër e pastër për të krijuar një krizë artificiale në shërbimin publik dhe për të furnizuar me klientë spitalet private të Klodian Allajbeut. Duke shkurtuar mjekët specialistë në qendrën shtetërore, qytetarët do të përballen me radhë të gjata dhe vonesa të pafundme, gjë që do t’i detyrojë ata t’i drejtohen klinikave private për të marrë shërbim.
Rruga Press

