Bota

Urdhri i Pentagoni: Ushtarët amerikanë që nuk vaksinohen pushohen menjëherë

Ushtarët amerikanë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19 do të pushohen menjëherë, tha sot Ushtria, duke theksuar se vaksinimi është kritik për ruajtjen e gatishmërisë së ushtrisë.

Pentagoni vendosi ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin ushtarak në gusht 2021. Shumica e ushtarëve në detyrë aktive kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 79 personel me uniformë nga forca të ndryshme të armatosura kanë humbur jetën nga Covid-19.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

“Gatishmëria e ushtrisë varet nëse ushtarët janë gati për t’u trajnuar, për t’u zhvilluar, për të luftuar dhe për të fituar luftërat e kombit tonë,” tha nënsekretarja e shtetit për Forcat e Armatosura, Christine Wormath.

Forcat Ajrore, si dhe sektorë të tjerë, tashmë kanë filluar të shkarkojnë ushtarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen për Covid-19.

Rruga Press

YouTube player