Lajme

“Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ Media italiane ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit

ANSA

Është lëshuar një urdhër arresti ndaj drejtoreshës së Shërbimeve Sekrete shqiptare, Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova.

Masa e sigurisë është lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të një hetimi ndaj biznesmenit Ergys Agasi, i përfshirë në një rast korrupsioni lidhur me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet Informatike.

Lexo më shumë  Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

Agasi, i cili kishte qenë në arrati për disa muaj, u arrestua gushtin e kaluar.

Urdhri i arrestit ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar, pasi ajo rezulton të jetë jashtë vendit. Sipas mediave, ajo dyshohet për “zbulim të sekreteve shtetërore”.

Hetimi ka përfshirë edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, banesa e të cilit është kontrolluar dhe nga i cili është sekuestruar edhe telefoni. Ndaj tij nuk është vendosur asnjë masë sigurie.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Në pranga ka përfunduar ndërkohë drejtuesi i laboratorit të policisë shkencore dhe një kriminalist.

Për këtë çështje ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka zhvilluar hetimet.

Rruga Press

YouTube player