Lajme

Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

Shkruan Mentor Kikia

Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

Edhe Kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, një nga trarët që mbajnë në këmbë shtetin, që përgjigjet për Sigurinë Kombëtare; Luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve; Luftën kundër terrorizmit…pra vetë kreu i këtij institucioni, akuzohet se ia dërgonte “sekretet e mëdha” Ergys Agasit.

Nga sot në mëngjes Vlora Hyseni, është nën masë arresti, më vendim të GJKKO, e cila edhe e ka pezulluar nga detyra.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Edhe Ilir Proda, ish kreu i Policisë së Shtetit, shtylla tjetër që mban në këmbë shtetin, dyshohet për bashkëpunim me “aferën Agasi”.

Sot në mëngjes, edhe atij i është kontrolluar banesa dhe i janë sekuestruar telefona, lap-top, USD etj. Ish krahu i tij i djathtë, kur ishte në krye të policisë, shërbente si shofer dhe truprojë e Agasit, në momentin e arrestimit.

Listës VIP i shtohet edhe shefi i laboratorit shkencor të policisë, aty ku bëhet ekspertimi i provave të krimit. Edhe ai bashkëpunëtor i krimit.

Sa herë ndodh një ngjarje, ne themi se “ky është fundi, nuk ka ç’të ndodhë më keq se kaq”. Por në këtë vend, problemi është se as fundi nuk ka fund. Tashmë nuk ka më asnjë habi për çfarë mund të ndodhë.

Lexo më shumë  Kreu i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

Habia e vetme, që po merr përmasat e një “misteri kombëtar”, është se çfarë ishte Ergys Agasi, që i shkonin në zyrë edhe kreu i SHISH, edhe kreu i Policisë, edhe, edhe…

Rruga Press

YouTube player