Opinion/Aktualitet

Urbanicid dhe ekonomicid

Nga Ervin Goci

Gjerdani i kullave që po rrethon sheshin Skendërbej vetëm sa shtohet. Ashtu sikurse shtohen dhe katet e tyre. Dy lejet e fundit të miratuara në qendër janë për kulla mbi 50 kate. Fillimisht Mount of Tirana, tani Barcelona.

Dhe ndërsa kullat mbijnë si çibanë njëra pas tjetrës në zemrën e kryeqytetit, paraja vërshon lumë nga të katra anët. Shumë thonë se e gjitha është një operacion i madh pastrimi. Tani madje as nuk po e fshehin më. Në listën subjekteve zhvilluese që morën lejet një ditë më parë, ka dhe njerëz me rekorde kriminale në fushën e trafikut.

Por përtej ligjshmërisë së parave që financojnë kullat dhe asfiksojnë qendrën e Tiranës, Shqipërisë po i shfaqet një problem tjetër edhe më i madh. Ndërtimi po mbyt ekonominë.

Kullat prodhojnë fitime dhe fitimet prodhojnë edhe më shumë kulla. Teksa paraja shkon e gjitha në ndërtim, sektorët e tjerë rrudhen. Ekonomia nuk krijon kapacitete të reja prodhuese, por vetëm struktura betoni parazitare, të cilat vrasin ambientin dhe keqshpërndajnë burimet. Një rreth vicioz, që bën urbanicid, por potencialisht edhe ekonomicid.

Hovi i pandalshëm i ndërtimit ka filluar të ngjajë me një dështim të madh tregu, afër asaj që quhet Tragjedia e të Përbashktës. Në këtë rast ndërtuesit turren të betonizojnë qendrat historike për të nxjerrë fitime të lehta, ndërsa gjithë të tjerëve u lënë kostot urbanistike dhe ekonomisë i thajnë burimet financiare”

Rruga Press

YouTube player