Lajme

Kosova pas pesë vitesh rikthen marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Palauit

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se marrëdhëniet diplomatike me Palaun janë rikthyer pas pesë vjetësh.

“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, me përfaqësuesin e Republikës së Palauit.

Në janar të vitit 2019 ishte raportuar se Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Kështu thuhej në notën që kryetari i Palauit, ia kishte dorëzuar ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Në notë, siç raportonin mediat serbe, theksohej se ky shtet ka marrë vendimin që sërish ta shqyrtojë pozicionin e vet lidhur me statusin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player