Bota

Uragani “Zeynep” godet rëndë Gjermaninë, viktima, shkatërrim dhe gjendje e jashtëzakonshme

Zeynep godet nëpër Gjermani dhe lë shenja të rënda. Uragani shkakton stuhi të forta dhe shpejtësi të erës deri në 170 km/h.

Deri më tani, tre persona kanë vdekur nga stuhia. Në Nordrhein-Westphalia, një shofer u përmbys me makinën e tij.

Një tjetër u vra nga një pemë po në makinë.

Në rrethin e Cuxhavenit, një burrë ra nga çatia dhe humbi jetën.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Forcat zjarrfikëse janë në terren. Vetëm në Berlin, brigada e zjarrfikësve flet për “disa qindra” operacione.

Zeynep mbërriti në Hamburg rreth orës 17:00 të së premtes dhe bëri 654 operacione të lidhura me motin deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës. 

Në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, kishte qindra policë, shërbime zjarrfikëse dhe ekipe shpëtimi. 

Vetëm në Schwerin, zjarrfikësit numëruan më shumë se 300 thirrje.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Stuhia mbajti gjithashtu pezull brigadat e zjarrfikësve të Frizianës Lindore. 

“Brigadat e zjarrfikësve u thirrën në më shumë se 520 operacione në rrethin Aurich të shtunën në orën 6 të mëngjesit”, njoftoi brigada e zjarrfikësve. 

Ky është një “numër sigurisht historik”. 

Në Bremen kishte rreth 275 operacione të lidhura me stuhitë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *