BallinaLajme

Universiteti i Gjakovës blen pajisje me senzorë për dezinfektim të duarve

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka nënshkruar kontratë në vlerë 3 mijë e 696 euro për furnizim me pajisje me senzorë për dezinfektimin e duarve si masë parandaluese kundër COVID-19.

Universiteti do të furnizohet me 7 aparate me senzorë të dezinfektimit dhe dezinfektues të lëngshëm për duar.

Kjo kontratë është nënshkruar më 2 dhjetor dhe do të zgjasë 12 muaj.Tenderin e ka fituar  kompania “Alb Consulting” përmes kuotimit të çmimit.

Universiteti i Gjakovës përmes kësaj kontrate ka kontraktuar për 1 vit sigurimin dhe montimin e spërkatësit me senzorë për dezinfektimin e duarve, me mbushje permanente të pajisjes me dezinfektues, për shfrytëzim mujor.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Njoftimi për këtë kontratë nga Universiteti i Gjakovës është bërë në fillim të muajit tetor.

Para një muaji, Komuna e Gjakovës kishte marrë në shfrytëzim aparate me senzorë në vlerë prej 49,140 euro nga e njëjta kompani.

Përmes kontratës së muajit të kaluar, Komuna e Gjakovës kishte marrë aparate për 46 shkollat e komunës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtorinë e Arsimit dhe në Administratën Komunale.

Përmes kontratës janë vendosur 91 spërkatës me senzorë për dezinfektimin e duarve nga grupi i operatorëve ekonomik fitues “Alb Consulting” & “Fresh-C.O”.

Lexo më shumë  "Shqipëri e re"/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

Përderisa në të gjitha shkollat do të vendoseshin nga 1 ose 2 pajisje me senzorë, në QKMF do të vendosen 22 pajisje kurse në administratën komunale do të vendosen 9 të tilla.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

YouTube player