Bota

UNICEF: Të paktën 100 fëmijë kanë humbur jetën brenda një muaji në Ukrainë

Të paktën 100 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e luftës në Ukrainë në harkun kohor prej një muaji.

“Me çdo ditë që pason, gjithnjë e më shumë fëmijë të Ukrainës ekspozohen ndaj horroreve të kësaj lufte. Vetëm në muajin që shkoi,  OKB ka verifikuar që thuajse 100 fëmijë janë vrarë dhe ne besojmë se shifrat e vërteta mund të jenë akoma më të larta.”

Deklarata e mësipërme u bë nga drejtori ekzekutiv i UNICEF, Omar Abdi gjatë një mbledhjeje e Këshillit të Sigurisë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Von der Leyen bën thirrje për kufizimin e mediave sociale për fëmijët në BE: Nuk janë lodra

“Të paktën 15 nga 89 shkolla të mbështetura nga UNICEF në lindje janë dëmtuar ose janë shkatërruar që në fillim të luftës. Me qindra shkolla rreth e qark vendit thuhet se janë goditur nga artileri e rëndë dhe sulme ajrore në zonat e populluara….Kjo situatë ka një impakt afatgjatë tek fëmijët dhe mundësisë që ata kanë për t’iu rikthyer edukimit,” thuhet më tej.

Lexo më shumë  Franca i jep Ukrainës licenca për prodhimin e raketave dhe i shet 16 avionë Rafale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *