Bota

Ukrainë: Mbi 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke ikur nga shtëpitë e tyre

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke përfshirë katër milionë që mund të kalojnë kufirin në vendet fqinje.

“Kolegët tanë na thonë se nevojat në Ukrainë po rriten dhe po përhapen çdo orë. Ata paralajmërojnë se megjithëse shkalla dhe shtrirja e zhvendosjes nuk është ende e qartë, ne presim që më shumë se 10 milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse dhuna vazhdon, duke përfshirë 4 milionë njerëz që mund të kalojnë kufijtë me vendet fqinje”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Disa staf thelbësor të OKB-së janë zhvendosur jashtë Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, kështu që ata mund të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare “me ndërprerje minimale” dhe gjithashtu për të “reduktuar rrezikun”, sipas deklaratës, por Dujarric ka thënë se një pjesë e stafit mbetet në kryeqytetin e Kievit.

“Kolegët tanë humanitarë theksojnë se për të rritur operacionet tona, ne kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në të gjitha zonat e prekura nga konflikti”, ka thënë Dujarric.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *