Bota

Ukrainasit publikojnë videon: Kështu dukej sulmi më i madh rus në Avdiivka

Ukrainasit kanë publikuar videon e re me të cilën shfaqet “sulmin më të madh rus në Avdiivka”.

Videoja është publikuar nga Brigada e 110-të e mekanizuar e ushtrisë ukrainase, që është filmuar në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Videoja tregon diçka që dukej si kolonë e makinerisë luftarake ruse që niset drejt vijës së frontit, ku një prej tyre hasë në minë antitank.

Derisa tanket dhe autoblindat ruse afroheshin, ata konfrontohen me ato ukrainase, kështu të paktën thuhet në përshkrimin e videos së publikuar.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Ndryshe kishte nisur një ofensivë rreth Avdiivkas prej më shumë se tre muajsh, që ka rezultuar me qindra të vdekur nga të dyja palët.

Analistët perëndimorë në fillim ishin optimist dhe pretendonin se qytet nuk do të bie në duart e rusëve, por Moska po afrohet çdo herë e më shumë.

Avancimi i rusëve rreth Avdiivkas ka patur çmim të lartë për forcat e Kremlinit. Nga 10 e deri më 28 nëntor, Moska humbi më shumë se 211 mjete luftarake rreth Avdiivkas, e këtë e konfirmojnë edhe imazhet satelitore të Frontinteligence Insight.

Lexo më shumë  Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit

Edhe ministria britanike Mbrojtjes mbështet pretendimet se Rusia ka humbur rreth 200 mjete të blinduara në tre javët e para të ofensivës në Avdiivka.

Rruga Press

YouTube player