Ukrainasit publikojnë pamjet e reja nga operacioni “Rrjeta e Merimangës”, kamionët duke transportuar dronët si dhe bombarduesit rusë që hidhen në erë
Ukrainasit kanë publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeta e Merimangës”, që shkatërroi mbi 40 aeroplanë bombardues të ushtrisë ruse.
Gjithqka u zhvilluar në fshehtësi të plotë nga inteligjenca ukrainase thellë në territorin rus, ku u shënjestruan mbi katër baza ajrore që ishin “shtëpia” e bombarduesve që përdoreshin për të bombarduar qytetet ukrainase.
Ukrainasit kishin transportuar në Rusi dhjetëra kamionë me kabina druri, brenda të cilave kishte qindra dronë që u lansuan dhe kishin për objektiv bombarduesit rusë.
E nga pamjet e reja shihen kamionët duke u transportuar deri në destinacion, ku shihen kabinat e drurit që shërbenin si maskim për dronët kamikaz.
Gjithashtu në pamje të filmuara nga droni, shihen se fluturaket pa pilot godasin bombarduesit e parkuar në pista, ku mbi 40 u shkatërruan nga zjarri që i përfshiu.
Disa civilë rusë pretendojnë se kishin arritur t’i identifikojnë dronët akoma pa u nis, duke tentuar t’i gjuajnë me gurë, por pa ndonjë sukses.
More footage from SBU sources showing the beginning of the attack: pic.twitter.com/KYm7Sx3xRH
— Jake Epstein (@byjepstein) June 4, 2025
Rruga Press



