KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së. Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar për “1 milion euro investim për Parkun Industrial” në këtë qytet.

Peci, ka bërë të ditur se lidhur me këtë, sot, ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisës dhe Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila, kanë nënshkruar ankes-marrëveshjen mes komunës dhe ministrisë.

Lexo më shumë  Zulfaj takon ambasadoren e Finlandës, në fokus integrimi evropian dhe statusi kandidat

Postimi:

1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Kënaqësi të mirëpres në Mitrovicë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Mimoza Kusari-Lila.

Një hap shumë i rëndësishëm u bë sot me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes në mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me impakt direkt në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Ky investim ka të bëjë me Eko-parkun Industrial në zonën industriale në Frashër, i cili do të ndërtohet sipas standardeve evropiane dhe do ta bëjë Mitrovicën qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

Kushtet e mira për biznes janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe i mirëqenies së qytetarëve.

Rruga Press

YouTube player