Bota

Ukrainasit nisin stërvitjet ushtarake ndërsa tensionet me Rusinë rriten

Ukrainasit po regjistrohen për stërvitje ushtarake ndërsa tensionet me Rusinë po rriten nga dita në ditë.

Me pushkë të rreme prej druri dhe thika gome, një grup i vogël prej rreth 30 ukrainas u mblidhën në pyll në periferi të Kievit për të filluar trajnimin.

Organizata Total Resistance, organizon këtë trajnim për ata që duan të mësojnë si të mbrohen në rast të një pushtimi rus.

Lexo më shumë  Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet

“Ne duam të ndihmojmë ukrainasit që të jenë të përgatitur për të mbrojtur veten,” tha për Euronews Andrei Rekun, udhëheqësi i Rezistencës Totale. “Është e drejta e tyre ta bëjnë këtë”, shtoi ai.

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur javët e fundit, mes pretendimeve se Rusia ka vendosur 92 000 trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Moska aneksoi Krimenë nga Kievi në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore, duke shkaktuar një luftë që ka vrarë më shumë se 13. 000 persona.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Por, Rusia thotë se nuk ka ndërmend të sulmojë sërish Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *