Lajme

“Mino Raiola” i Europës Lindore, menaxheri sportiv shqiptar nga Tetova nën hetim për evazion fiskal

Prokuroria e Milanos ka vënë nën hetim menaxherin sportiv shqiptar Fali Ramadani, numri një i agjensisë iralndeze Lian Sports Group me akuzën e krimit fiskal, riciklimi e autoriciklim parash.

Konsiderohet një nga pesë menaxherët më të fortë sportiv në botë, i aftë të lëviz miliona para për transferimin e lojtarëve.

Ai është aktualisht menaxheri i fubollistëve Kalidou Koulibaly  (Napoli), Maurizio Sarri, (trajner i Laszios), Chiesa (Juventus), Rebic (Milan), Milenkovic (Fiorentina), Kalinic (Verona), Maksimovic (Genoa) e Koulibaly (Napoli). Oltre a Marcos Alonso (Chelsea) e Jovetic (Hertha Berlino) etj.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Sipas akuzës së drejtësisë italiane së bashku me menaxherin Pietro Chiodi i kompanisë Sports Management akuzohen për krim fiskal në mospagimin e taksave gjatë operacioneve për shitblerjen ose transferimin e disa lojtarëve e fshehjen e tranzitimin e të ardhurave përmes raporteve financiare me kompanitë të huaja jashtë Italisë, por që i atribuohen atij.

Prokuroria e Milanos dhe Policia e krimit ekonomik ka dorëzuar 11 kërkesa për dorëzimin e dokumentave dhe materiale informatike ndaj 11 klubeve profesioniste të futbollit italian e që nuk janë të përfshirë në këtë hetim.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Klubet e përshira janë Cagliari, Juventus, Torino, Milan, Inter, Verona, Spal, Fiorentina, Roma, Napoli e Frosinone e hetimet po kryhen në rajonet Piemonte, Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Torsana, Lazio, Sardegna e Campania.

Menaxheri shqiptari Fali Ramadani, i lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut,  konsiderohet “Mino Raiola” i Europës Lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *