Bota

Ukraina valë raketash mbi flotën ruse në Detin e Zi, goditet baza në Krime

Ukraina kreu të premten një sulm me raketa ndaj bazës kryesore të flotës ruse në detin e Zi.

Video dhe foto të publikuara treguan re të mëdha tymi të ngriheshin mbi godinën që ndodhet në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Të paktën një person humbi jetën, ndërsa zjarrfikësit u ndeshën me flakët në ambientet e bazës ku u thirrën forca shtesë.

Gjithashtu, një zinxhir ambulancash mbërriti në vendin e ngjarjes, ku dëmet e shkaktuara arrinin në disa qindra metra përreth.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 5 raketa të tjera që kishin si shënjestër godinën e bazës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Ndërkohë që raketa që goditi në shenjë i mori jetën një ushtaraku.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas, që kanë marrë përsipër përgjegjësinë për një seri sulmesh të tjera ndaj Krimesë, nuk njoftuan se ishte Kievi që kishte ndërmarrë sulmin.

Sulmi erdhi një ditë pasi raketat dhe artileria ruse goditën një seri qytetesh në Ukrainë, duke vrarë të paktën 5 persona, në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky u takua me presidentin Joe Biden dhe lider të tjerë të Kongresit në Uashington, ku iu premtua 24 miliardë dollarë ndihmë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014 në një mënyrë të konsideruar të paligjshme nga e gjithë bota, ka qenë një objektiv i vazhdueshëm që kur presidenti Putin urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më shumë se 18 muaj më parë.

Rruga Press

YouTube player