Bota

Starmer: Nuk do të tërhiqem nga qëndrimi im ndaj luftës me Iranin, pavarësisht komenteve të Trumpit

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar këtë të mërkurë se nuk do të dorëzohet dhe as nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, pas kritikave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Qëndrimi im ndaj luftës në Iran ka qenë i qartë që nga fillimi. Ne nuk do të përfshihemi në këtë luftë”, tha Starmer në Dhomën e Komunave kur u pyet për komentet e Trumpit.

Lexo më shumë  Magyar: E di çfarë lidhje ka regjimi i Orbanit me Vuçiqin, qytetarët e Serbisë duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet tona

Në komentet e tij gjatë një interviste me Sky News, Trumpi kritikoi politikat e Starmerit për energjinë dhe emigracionin dhe tha se marrëdhëniet Britani-ShBA kanë qenë më të mira.

Presidenti është ankuar vazhdimisht për refuzimin e Starmerit për të lejuar ShBA-në të përdorë bazat ushtarake britanike në operacionet e saj sulmuese kundër Iranit, të cilat Britania i kishte gjykuar të paligjshme.

“Nuk është lufta jonë dhe më është ushtruar shumë presion për të ndjekur një kurs të ndryshëm dhe ky presion përfshinte edhe atë që ndodhi mbrëmë. Nuk do të ndryshoj mendje. Nuk do të dorëzohem. Nuk është në interesin tonë kombëtar të bashkohemi në këtë luftë dhe ne nuk do ta bëjmë këtë. E di se ku qëndroj”, u tha Starmeri anëtarëve të parlamentit.

Lexo më shumë  SHBA rikthen sanksionet ndaj naftës ruse, paralajmëron masa të reja edhe kundër Iranit

Rruga Press

YouTube player