Bota

Ukraina udhëzon shtetasit e saj që të largohen nga Rusia

Ukraina i ka thënë shtetasve të saj që të mos e vizitojnë Rusinë dhe ka paralajmëruar çdo ukrainas që gjendet në Rusi të largohet menjëherë, raporton BBC.

“Ministria e Jashtme e Ukrainës rekomandon që qytetarët e Ukrainës të frenohen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë shtet të largohen menjëherë nga territori”, thuhet nga Ministria.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Thotë se intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës nënkupton se nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.

Lëvizja pritet të prekë disa miliona shtetas ukrainas që llogaritet se jetojnë në Rusi.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën ka ftuar rezervistët ushtarakë për mobilizim, mirëpo ai nuk ka ftuar mobilizim të përgjithshëm.

Ushtria ka thënë se shërbimi maksimal do të jetë për një vit dhe rekrutët me shkathtësi, si mekanikët, do të vendosen në njësite të veçanta.

Ata që injorojnë ftesën mund të përballen me përgjegjësi penale.

Ekspertët llogaritin se afro 900 mijë persona shërbejnë në forcat rezervë mbrojtëse të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *