Lajme

Lidhja me Mirel Mërtirin/ Publikohet dokumenti që “fundos” Ahmetajn

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgënjeshtruar zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ka mohuar të ketë lidhje me Mirel Mërtirin, i cilësuar “biznesmeni në hije i inceneratorëve”.

Në komisionin hetimor për inceneratorët, Arben Ahmetaj u pyet nga kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku nëse i njihte tre emrat që qëndrojnë pas tre kontratave koncesionare të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallia.

“Zoton e njoh në distancë”, tha ai, ndërsa  shtoi se “nuk kam lidhje biznesi, pune, familjare apo krushqie me asnjërin prej tyre”, frazë të cilën e përsëriti sërish kur u pyet nga deputeti i PD-së Belind Këlliçi.

“A keni pasur ju një aksident me personin Mërtiri jashtë vendit”, e pyeti Këlliçi. “S’ke pse hyn në vdekjet e mia klinike apo komën, unë ju kthej të njëjtën përgjigje, kaq kisha”, tha Ahmetaj duke iu referuar këtij aksidenti.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Kur deputeti këmbënguli se pyetja nuk kishte lidhje me një gjendjen shëndetësore të tij, por me një moment që shpjegonte marrëdhënien e veçantë të ministrit të Financave me një person që ishte pronar përfitues i kontratave koncesionare, Ahmetaj e cilësoi pyetjet jashtë objektit të hetimit.

“Jua kam kthyer përgjigjen, është jashtë objektit, nuk kam lidhje gjaku, biznesi, punë apo ortakë”, tha ai duke shtuar se njihte shumë biznesmenë pasi kjo ishte pjesë e punës së tij.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente për të cilat shprehet se vërtetojë gënjeshtrat e Arben Ahmetajt në komision.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Berisha publikon një vendim të një gjykate në Maqedoni, për ti cilin thotë se “fundos Ahmetajn”.

“Ky vendim provon se Ahmetaj, që bën sikur nuk i kujtohet, ka qenë bashkë me Mërtirin në makinë në aksidentin në Maqedoninë e Veriut! Gjatë pyetjeve që deputeti Kelliçi i bëri atij mbrëmë vonë në darkë, Ahmetaj mashtroi nën betim dhe refuzoi të pohojë se në kohën e aksidentit ai ishte në makinë me Mërtirin. Mirëpo vendimi gjyqësor fakton se Ahmetaj dhe Mertiri ishin së bashku në makinë kur ndodhi aksidenti,” shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale, ku poston dhe dokumentat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *