Lajme

Ukraina thotë se ka zmbrapsur ofensivën ruse në lindje

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ndaluar një ofensivë ruse në lindje të vendit drejt qyteteve Kupiansk dhe Lyman.

“Ne patëm beteja shumë të ashpra në drejtimet e Kupiansk dhe Lyman, por ushtarët tanë ndaluan armikun atje”, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Ukraina është në fazat fillestare të kundërsulmit të saj më ambicioz deri më tani që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022. Ajo ka rimarrë tetë fshatra, tha ajo, në atë që Reuters e përshkroi si fitimet e saj më thelbësore në fushën e betejës për shtatë muaj.

Lexo më shumë  Zbulime të reja arkeologjike në Durrës

Por Rusia ende mban një pjesë të territorit në Ukrainën lindore dhe jugore dhe forcat ukrainase nuk kanë arritur ende në linjat kryesore mbrojtëse që Rusia ka pasur muaj për t’i përgatitur.

Ushtria ukrainase të premten ka thënë se ka zmbrapsur një tentativë për sulm ajror në një aeroport ukrainas. Nga Ukraina kjo u quajt si valë “masive” e sulmeve ruse.

Lexo më shumë  Bie aludimi qesharak i FSHF-së, deri në Evropianin “Shqipëri – Serbi”, Kosova do t’i ketë të paktën katër stadiume moderne

Rruga Press

YouTube player