Lajme

Studentët e mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën para rektoratit të UMT

Studentët e mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën para rektoratit të UMT-së pasi refuzojnë punësimin me detyrim.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë para Universitetit me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare që vijnë me të.

Sakaq ata kanë thënë se kanë mbështetjen e pedagogëve sa i takon kësaj çështjeje.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t'i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Çfarë parashikon ky vendim? Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Lexo më shumë  Zbardhet vendimi i Gjykatës Administrative: Padia e Veliajt, absurditet juridik! Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës është abuzive

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Rruga Press

YouTube player