Bota

Ukraina thotë se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Delegacioni ukrainas ka një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci të sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Ai po ashtu tha se “nuk ka konsensus” në çështjet kyçe me Rusinë, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

“Në veçanti, gjuha ukrainase është dhe do të jetë gjuha e vetme zyrtare në Ukrainë”, tha ai.

Këto deklarata Kuleba i bëri pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Kievi dhe Moska duket se kanë arritur marrëveshje në katër pika negociuese, përfshirë edhe çështjen e gjuhës.

Përderisa Kuleba tha se kjo nuk është e vërtetë, ai shtoi se Ukraina i është mirënjohëse Turqisë “për ndihmën e saj politike dhe humanitare, por edhe përpjekjeve diplomatike që kanë për qëllim dhënin fund të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Lexo më shumë  Gjermania kundërshton kritikat e Trump-it për shpenzimet e mbrojtjes

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë rundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *