Bota

Ukraina shkatërron gjashtë avionë rusë

Kievi pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në një sulm gjatë natës së djeshme.

Sipas burimeve të RBC-Ukrainë, shërbimet sekrete, së bashku me ushtrinë ukrainase, sulmuan aeroportin ”Morozovsky” në rajonin e Rostovit të Rusisë duke shkatërruar gjashtë avionë dhe duke dëmtuar rëndë tetë të tjerë.

U goditën bombarduesit rusë të linjës së parë tip ”Su-24”, ”Su-24M” dhe ”Su-34” me bazë në aeroportin ”Morozovsky”.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Këta ishin avionë që Rusia përdor për të hedhur bomba, të drejtuara në pozicionet e forcave të armatosura dhe në qytetet ukrainase në vijën e frontit.

Rruga Press

YouTube player