Lajme

Masakra e Rezallës, Konjufca: Martirët lanë dëshminë  e sakrificës së tyre si çmim të lirisë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, e ka përkujtuar 25 – vjetorin e masakrës në Rezallë të Skenderajt.

“Rrezalla nuk ishte episod i izoluar apo rast përjashtimor, por ndodhi në vazhdën e fushatës së krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, masakrave të njëpasnjëshme dhe spastrimit etnik, që ishin mekanizma dhe mjete të shtetit të Serbisë, si strukturë e kalkulimit dhe gjenerimit të vrasjes në masë”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia dhe se sipas tij, pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh “ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm”.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Kryeparlamentari është shprehur se ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron.

“Rrezalla është pjesë e dhimbjes sonë të madhe, ku martirët lanë dëshminë e sakrificës si çmim të lirisë. Për ta ne do të vijojmë të kërkojmë drejtësi. Sot bëra homazhe aty, për nder të kësaj saktifice të tyre. Ata nuk do të harrohen kurrë, sepse gjithmonë do të frymojnë tek liria jonë, e do të kujtohen përherë, sepse qëndrojnë në themelet e shtetit tonë. Lavdi martirëve të lirisë!”, ka thënë tutje ai.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Rruga Press

YouTube player