Bota

Ukraina rrëzoi 4 helikopterë rusë për 18 minuta

Vetëm 18 minuta iu deshën trupave ukrainase për t’i rrëzuar 4 helikopterë rusë, bëri të ditur Shërbimi i Forcave Ajrore të Ukrainës, të mërkurën.

Luftimet mes dy ushtrive u zhvilluan nga ora 08:40 deri në 08:58 në jug të Ukrainës, teksa njësitet ukrainase ia dolën me sukses t’i parandalonin sulmet ruse.

Lexo më shumë  Ekspertët serbë: Studentët marrin pushtetin, por jo një Serbi të shkëputur nga Rusia dhe Kina

Rusët dolën humbës në këtë ofensivë. Ukrainasit shënuan sukses edhe ndaj dronëve kamikazë të mërkurën, duke ia dalë t’i rrëzojnë 9 prej tyre, bazuar në njoftimin e Shërbimit të Forcave Ajrore të Ukrainës.

Ukraina po vazhdon të mobilizohet ushtarakisht nga vendet perëndimore. Pos sistemeve raketore HIMARS, që ia dhuroi SHBA-ja, ka marrë edhe miliarda dollarë për të blerë armatime të llojeve të ndryshme.

Lexo më shumë  BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

SHBA-ja e Gjermania i kanë premtuar edhe armë për mbrojtje nga sulmet ajrore ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *