‘Rusia jashtë Këshillit të OKB’, deputeti ukrainas ‘i zhgënjyer’ nga Rama

Oleksiy Goncharenko, anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës, i kërkoi kryeministrit Edi Rama në Strasburg që të mbështeste përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk ishte plotësisht i kënaqur me përgjigjen që mori nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e KiE lidhur me përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit.

Goncharenko tha se Ukraina pret një mbështetje më të madhe nga Shqipëria në këtë aspekt, ndërsa shtoi se vendimi në Këshillin e Sigurimit u takon të gjitha vendeve, qofshin të mëdha apo të vogla.

Lexo më shumë  Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të punojnë vetëm me shqiptarët për të përshpejtuar dëbimin

“Pyetja ime ishte lidhur me Rusinë dhe për të dhënë siguri atë mund ta Bëjnë Kombet e Bashkuara, por Rusia po e përdor për t’u mbrojtur nga krimet e kryera në Ukrainë. Rusia nuk duhet të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Kryeministri i Shqipërisë tha se nuk i takon Shqipërisë të vendosë për këtë si një vend i vogël që është, por ky është vendim që u takon të gjitha vendeve anëtare pavarësisht statusi të mëdha apo të vogla. Unë nuk besoj se ka vende të vogla në botë; të gjitha janë të mëdha në madhësinë e tyre”, tha deputeti ukrainas./Euronews Albania

Lexo më shumë  Vuçiqi asnjë pendesë për masakrat e Millosheviçit: Krenar për sanksionet ndaj meje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese