Bota

Ukraina, Polonia dhe Britania e Madhe me memorandum për të avancuar bashkëpunimin

Ukraina, Polonia dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord të zhvillojnë një Memorandum Trepalësh të Bashkëpunimit, thanë të tre shtetet në një deklaratë të përbashkët, raporton Rruga Press.

“Ne do të punojmë së bashku për të avancuar bashkëpunimin tonë, i cili përfshin rritjen e bashkëpunimit tonë për sigurinë kibernetike, sigurinë energjetike dhe rritjen e komunikimeve strategjike për të luftuar dezinformimin, por pa u kufizuar në koordinimin e mbështetjes për Platformën Ndërkombëtare të Krimesë”, thuhet në memorandum.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

”Polonia dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje, duke qëndruar në unitet me Ukrainën, përballë agresionit të vazhdueshëm rus dhe plotësisht të përkushtuar për të qëndruar me kombin ukrainas në përpjekjet e tij që synojnë mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, përmbyllet memorandumi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *