Bota

Erë e reshje shiu/ Stuhia e fuqishme godet Gjermaninë, mbyllet aeroporti i Hamburgut, meteorologët parashikojnë përkeqësim të situatës

Një stuhi e fuqishme dhe erëra që mbërrijnë shpejtësinë 152 km/orë, janë përplasur mbi disa rajone të Gjermanisë.

Aeroporti i Hamburgut gati është mbyllur, ndërsa ai i Frankfurtit ka ndërprerë shumë fluturime. Lufthansa anulloi 20 fluturime, e tha se disa të tjerë pritet të kenë vonesa.

Në shumë rajone hekurudhat janë bllokuar për shkak të pemeve të rrëzuar, e ne disa zona ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Lexo më shumë  SHBA-ja prezanton AIM-424 Malice, raketë me rreze veprimi mbi 463 km

Dëmet materiale nga stuhia Ylenia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit, nëse munden të qëndrojnë në shtëpi e për cdo rast, t`i largohen skelave apo linjave të tensionit të lartë.

Ekipet e emergjences kanë qenë në shërbim gjatë gjithë natës. Në landin Renania Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Evropën: Rusia do të shtojë provokimet kundër vendeve të NATO-s

Gjatë ditës priten reshje të mëdha shiu, ndërsa mbrëmjen e së shtunës, sipas metereologëve, mund të ketë një tjetër përkeqësim të kushteve atmosferike ne veri dhe në rajonet qendrore të Gjermanisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *