Bota

Ukraina nuk i pranon urimet e Lukashenkos për Ditën e Pavarësisë: Cinik! Lejon raketat ruse të na godasin

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka hedhur poshtë urimin e Presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko për Ditën e Pavarësisë, duke e quajtur atë cinik dhe duke kritikuar Minskun që lejoi Rusinë të organizojë sulme nga territori i saj.

“Lukashenko beson me të vërtetë se bota nuk e vëren pjesëmarrjen e tij në krimet kundër Ukrainës”, shkroi Podolyak në Twitter.

Lexo më shumë  BE për nderimet në Serbi ndaj Mlladiqit: Kriminel lufte, glorifikimi i tij nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE

“Dhe kjo është arsyeja pse ai me cinizëm na uron një ‘qiell të qetë’ teksa lejon që raketat vdekjeprurëse të na godasin”, shtoi ai.

Deklarata e Lukashenkos të mërkurën ishte në kundërshtim me deklaratat e tij të hershme dhe ato të fundit ku mbështet pushtimit e Rusisë ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *