Bota

Ukraina mund të shpresojë për tanket Leopard

Pas një hezitimi disa mujor, duket se kancelari gjerman, Olaf Scholz është gati për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, të njohur me emrin “Leopard”, por me një kusht.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjta të disa mediave ka sinjalizuar gatishmërinë për dërgimin e tankeve luftarake, “Leopard” në Ukrainë. Sipas njoftimeve, Scholz do ta lidhë dërgimin e tankeve gjermane me gatishmërinë e SHBA për dërgimin e tankeve të saj luftarake, “Abrams” për Ukrainën. Sipas mediave Scholz e ka bërë këtë të qartë në një telefonatë të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, por Biden nuk është përcaktuar qartë përfundimisht.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Sekretare amerikan i Mbrojtjes, Colin Kahl reagoi i rezervuar ndaj propozimit: Tanket “Abrams” janë një pajisje luftarake “shumë e komplikuar”. Ky lloj tanku është shumë i shtrenjtë, kërkon një kualifikim të mirë dhe me motorët e tij shpenzon shumë karburant. Kreu i Pentagonit, Lloyd Austin nuk do t’u dorëzojë ukrainasve armë “që ata nuk mund t’i riparojnë dot, që nuk mund t’i përdorin dot, e që në plan afatgjatë nuk i mbajnë dot, pasi kjo nuk ndihmon”, citojnë mediat Kahl. Në të njëjtën kohë, ai nuk e përjashtoi që Ukraina mund të furnizohet me tanke “Abrams” në të ardhmen.

Scholz kundër veprimeve të veçuara

Lexo më shumë  “Kosova në KiE vendim historik”, Goncharenko: Era e perandorive ka mbaruar, nuk ka vend për perandori ruse, serbe apo tjetër në evropë

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Scholz të mërkurën u shpreh, se Gjermania në furnizimin me tanke luftarake nuk do të ecë e vetme e para. Sipas tij është e nevojshme, si tek premtimi për tanket “Marder”, para dy javësh, gjithmonë në koordinim me SHBA. Megjithatë kancelari gjerman, theksoi, se do të vazhdojë ndihma për Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Por duhet pasur kujdes që të mos bëhet një luftë mes NATO-s dhe Rusisë, nga lufta e Ukrainës me Rusinë, tha Scholz në Davos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *