Bota

Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane

Ushtria ukrainase ka marrë tre sistemet e saj të para kundërajrore gjermane Gepard, tha sot komanda ushtarake jugore.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat operohen nga ekuipazhe me tre persona, do të përdoren për të mbrojtur objekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Ato janë një nga pajisjet ushtarake perëndimore që i ofrohen Ukrainës për ta ndihmuar atë të shmangë forcat ruse në mes të luftës.

Lexo më shumë  Skandaloze - në ShBA edhe kryeministrit britanik i’u ndërpre fjala

Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se armët e furnizuara nga Perëndimi kishin filluar të kishin një ndikim në luftën në Ukrainë dhe luftëtarët po bënin “sulme të dalluara” në objektivat logjistike ruse.

Ai tha: “Artileria perëndimore – armët që morëm nga partnerët tanë – filluan të funksionojnë shumë fuqishëm”.

“Saktësia e tyre është pikërisht sipas nevojës. Mbrojtësit tanë bëjnë goditje shumë të dukshme në depo dhe pika të tjera të rëndësishme për logjistikën e pushtuesve dhe kjo redukton ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse”.

Lexo më shumë  Vulini akuzon Perëndimin për destabilizim të Serbisë, pas takimit me kryespiunin rus

“Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia e furnizimit të tyre”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *