Lajme

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e zjarrit: Digjen tre shtëpi në Bërdicë, evakuohen banorët

Tre shtëpi janë djegur prej zjarrit që ka përfshirë sot njësine administrative të Bërdicës në Shkodër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat i erës.

Forcat zjarrfikëse dhe ushtria kanë evuuakuar menjëherë banorët në dy prej shtëpive ndërsa e treta ka qenë e pabanuar prej pak kohësh.

Edhe në këto momente po vijon lufta me flakët në Bërdicë ndërsa zjarret kanë rrethuar të gjithë Shkodrën, nga Postriba, në Bardhaj e deri në kufirin me Malësinë e Madhe.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe kodrat në zonën e Shënepremtes në Lushnjë.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Mësohet se flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj, të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta të gushtit. Aktualisht zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenje.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

Aktualisht është aktiv zjarri në fshatin Gjysulkanë të Tiranës, i cili rrezikoi edhe banesat.

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur “Bjeshka e Bregut”, fshati Ura e Shtrenjtë dhe fshati Vilëz, në Shkodër.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Po ashtu, zjarri është aktiv edhe në Malin e Tolës në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat.

Edhe në Durrës, zjarri ka rënë në në fshatin Shetaj, i cili është ende aktiv.

Në fshatin Zezë, bashkia Krujë, është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ku janë rrezikuar dhe banesa.

Zjarri është aktiv edhe në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë, dhe në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *