Bota

Ukraina i jep goditje të rëndë Rusisë: Nuk kanë pësuar kurrë më parë kaq shumë viktima në dy ditë luftë

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë eliminuar të paktën një mijë ushtarë të Rusisë gjatë luftimeve ditën e sotme.

Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur.

“Sot numri i humbjeve nga forcat pushtuese të Federatës Ruse është më shumë se nj‰ mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur. Besoni në Forcat e Armatosura”- thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Teksa, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 trupa ruse janë vrarë, Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey, u ka thënë ligjvënësve se janë eliminuar më herët 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë.

Rusia nga ana e saj ka thënë se ka “eliminuar” 200 forca ukrainase dhe ka marrë kontrollin e bazës ajrore Hostomel afër Kievit – dhe 13 ukrainas janë vrarë duke mbrojtur të ashtuquajturin Ishullin e Gjarprit.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *