BotaKryesore

Ukraina i bën thirrje Hungarisë të “dalë në anën e duhur të historisë”

Ukraina tha se qëndrimi i Hungarisë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus ishte një qëndrim “jomiqësor” që shkatërron unitetin e Bashkimit Evropian mbi pushtimin rus.

“Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Oleg Nikolenko.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Hungaria, që ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, ka thënë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus, ashtu siç ka kërkuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë shprehur kundër kësaj kërkese të Putinit, duke argumentuar se shkelë kontratat ekzistuese për furnizim me energjinë ruse.

Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus./REL

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *