Bota

Ukraina bombardon brenda territorit rus, shkatërron depozitat e naftës 300 km nga Moska

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të shumta me raketa gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin, Ukraina dyshohet se ka reaguar duke kryer një sulm me dron brenda territorit rus, rreth 300 kilometra nga Moska.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës, duke shpërthyer një depozitë nafte në Stalnoi Kon, ndërsa është konfirmuar edhe nga kreu lokal, Andrey Klychkov.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe imazhe të pakonfirmuara, ku pretendohet se janë kapur nga objektivi i dronit të drejtuar nga Ukraina.

Që prej ofensivës së Rusisë në Ukrainë, disa depozita karburanti dhe baza me municione në jug të Rusisë janë sulmuar nga dronë apo helikopterë, për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.

Sulmi i fundit vjen vetëm një ditë pasi Rusia lëshoi pothuajse 100 raketa në qytete të ndryshme në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për miliona ukrainas.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *