Kuriozitete

Ujqit e Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit, zbulon studimi

Ujqit që kanë pësuar mutacion që enden rrugëve të ‘shkreta’ të Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit – duke rritur shpresat se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të luftojnë sëmundjen te njerëzit.

Një reaktor bërthamor shpërtheu në termocentralin e Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986 – me më shumë se 100,000 njerëz të evakuuar nga qyteti pasi shpërthimi lëshoi rrezatim që shkakton kancer.

Zona ka mbetur e braktisur (në mënyrë të frikshme) që atëherë, dhe njerëzve iu është ndaluar hyrja tek kjo Zonë e Përjashtimit të Çernobilit ku rrezatimi ende përbën një rrezik kanceri.

Njerëzit mund të mos jenë kthyer, por kafshët e egra si ujqit dhe kuajt enden në djerrinat e qytetit të evakuuar më shumë se 35 vjet pas katastrofës.

Cara Love, një biologe evolucionare dhe ekotoksikologe në Universitetin Princeton në SHBA, ka studiuar se si ujqërit e Çernobilit mbijetojnë pavarësisht brezave të ekspozimit ndaj grimcave radioaktive.

Love dhe një ekip studiuesish vizituan CEZ-in në vitin 2014 dhe i vendosën ujqërve pajisje në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e tyre.

Ajo tha se qaforet i japin ekipit “matjet në kohë reale se ku janë [ujqërit] dhe sa të ekspozuar ndaj rrezatimit”.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer.

Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi 11.28 milirem çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre – që është më shumë se gjashtë herë më shumë se kufiri sigurisë për një njeri.

Love zbuloi se ujqërve iu është ndryshuar sistemi imunitar ngjashëm me pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim, por më e rëndësishmja ajo identifikoi gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që dukeshin ‘rezistente’ ndaj rritjes së rrezikut të kancerit.

YouTube player