KryesoreLajme

​Deputeti gjerman: Vuçiqi në hall të madh për shkak të manipulimeve në zgjedhje

Deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq deklaroi të premten se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Këto komente Juratoviq i bëri pas takimit që delegacioni gjerman pati me anëtarët e Komisionit për Punë te Jashtme dhe Diasporë, me rastin e vizitës në Kosovë.

Sipas tij, në Serbi shtypja është e madhe dhe Vuçiq është në hall të madh për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve, marrë parasysh edhe protestat kundër regjimit të këtij të fundit.

Lexo më shumë  Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro

Deputetët gjermanë me rastin e vizitës në Kosovë kanë vizituar edhe veriun e Mitrovicës.

Juratoviq tha se në veri kanë parë se serbët ndihen shumë të shqetësuar dhe të manipuluar nga Serbia. Ndërkohë që, shtoi se është e rëndësishme që të shikohet se çfarë mund të bëhet për ta, shkruan KP.

Derisa tha se Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë, deputeti gjerman foli po ashtu edhe për masat që janë marrë për dinarin, për çka u shpreh se qytetarët serbë do të duhej të përgatiteshin paraprakisht për këtë.

Lexo më shumë  Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Sipas tij, serbët në veri të Kosovës nuk janë kundër vendimit, porse kanë kërkuar më shumë informacione.

Ai tha po ashtu se arsyeja e vizitës së tyre është rritja e bashkëpunimit mes deputetëve gjermanë dhe atyre të Kosovës.

YouTube player