KryesoreLajme

Përkujtohet sot me disa aktivitete demonstrata e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 17-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Në orën 12 e 30 do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në Bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Në orën 13:30 bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

Lexo më shumë  Duke ikur nga Kurti, Osmani humbi boshtin e moralit politik, por tani po humb edhe arsyen: krahason dialogun e iniciuar nga BE-ja me një takim të mundësuar nga Baton Haxhiu

Në orën 14:45 bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.

Si dhe në 16:00 shfaqet dokumentari i 10 shkurtit dhe do të ketë diskutime në kineman ABC në Prishtinë.

Në demonstratën e e 10 shkurtit të vitit 2007, mbetën të vdekur dy aktivistë.

Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.

Lexo më shumë  Kongresmeni Self: Refuzimi i disa shteteve anëtare të NATO’s për ta njohur Kosovën, minon stabilitetin në Ballkan
YouTube player