KryesoreLajme

Uji ka prani amoniaku! Kërkohet zbrazja e depozitave në Krujë

KRUJË– Situata alarmante në qytetin e Krujës ka bërë që ujësjellësi i zonës të kërkojë boshatisjen e depozitave.

Që nga dita e hënë, ujësjellësi në Krujë ka ndërpreë dhe ujin, duke qënë se shumë qytetarë janë paraqitur në spital me dhimbje barku. Pritet dalja e përgjigjes së analizave epidemiologjike për të vërtetuar nëse uji është bërë shkaktar i gjendjes së rënduar të qytetarëve.

Lexo më shumë  Maqedonci pret ambasadorin belg, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Një ditë më parë, Ujësjellësi i Krujës u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

Mbi 500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Krujës që nga dita e dielë pasi dyshojnë se janë helmuar nga uji.

Lexo më shumë  “10 elektricistë të vdekur në 10 muaj, si ushtarë në luftë!”, Koçeku: Duhet hetim dhe ndihmë për familjarët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *