KryesoreLajme

Helmimi në Krujë/Banorët:Borxh do marrim dhe ujin do e blejmë, kam djalin keq

Ditën e sotme ka pasur një përmirësim të situatës së helmimit në Krujë. 500 janë qytetarët që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe në mesin e tyre ka dhe të mitur. Banorët janë shprehur se kanë të afërmit e tyre në gjendje të keqe në spital.

YouTube player

Shumë prej tyre mbahen pak kohë në spital, dhe më pas dërgohen në banesë. Banorët janë shprehur se nuk kanë ujë mirëpo do marrin dhe borxh vetëm që ta blejnë.

“Nuk pihet uji, përherë kështu ka qenë, nuk bën, krejt llum dhe krejt mbeturina”.

“Në letra shkruhet uji i pijshëm”.

“Jo skemi ujë nëpër shtëpi, kemi merak ujin që vjen me bote, thjesht e kemi blerë në dyqan dhe kaq. E gjithë Kruja ka dalë me probleme. Kam djalin shumë keq, edhe unë jam me kriza stomaku, ka 4 ditë që është i sëmurë djali. Vendi më i varfër këtu në Krujë është, ne punojmë për një copë bukë thatë. Lekë borxh do marr dhe ujin do ta ble. Djali 32 vjeç është shumë sëmurë”.

“Mua dje më kanë pru ujë te lagjja, bashkia, jemi të kënaq. Por edhe kemi blerë, vetë kam qenë tu vdek dje, kam pirë ujë në lokal, dhe siç duket më ka dhënë probleme”.

“Ato që kishte për të më bërë spitali, i kam bërë në shtëpinë time. Kanë qenë ditë të vështira, kemi ngelur kovë pusi, një kryetar bashkie që nuk vjen njëherë në zyrë”.

Ndërkohë pacientë brenda spitalit tregojnë: “Kemi temperaturë, dhimbje koke, vetëm unë jam i sëmurë nga familja. Tani jam më mirë, të shohim tani”.

“Ka pasur fluks sa të duash”, thotë një tjetër pacient për ‘Faxnews’.

I gjithë qyteti prej 2 ditësh nuk ka furnizim me ujë, ndërkohë që vazhdimisht qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për ujësjellësin, që sipas tyre kishte papastërti. Në analizat paraprake bëjnë me dije burimet se uji ka pasur prani të lartë të amoniakut.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *