Lajme

Ujësjellësi i Tiranës tender 80 mijë euro për biçikleta elektrike

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do të lëvizin me biçikleta elektrike.

Rreth 80 mijë euro do të harxhojë ky institucion për blerjen e këtij mjeti të ri.

Motivi që ka çuar drejtuesit drejt këtij vendimi është shtrirja e gjerë e UKT-së në terren.

Për këtë arsye është parë e nevojshme që punonjësit të kryejnë lëvizjet e tyre me biçikleta elektrike për të mbuluar në mënyrë më efikase të gjitha zonat e kryeqytetit.

Lexo më shumë  Punësimi në rënie, bujqësia dhe industria në Shqipëri humbin mijëra vende pune në 3-mujorin e dytë

Nga një kërkim në internet mbi çmimin e këtyre biçikletave ato variojnë nga 500 deri në 1 mijë dollarë.

Duke qenë se UKT kërkon që këto biçikleta të plotësojnë disa kushte, pasi do të mbajnë edhe mjetet e punës së punonjësve, çmimi llogaritet të jetë rreth 1 mijë dollarë.

Vendimi për pasuruar flotën e lëvizjes së UKT vjen në një kohë krize ku çmimet e karburanteve janë në nivelin më të lartë.

Lexo më shumë  Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *