Lajme

Grupi Parlamentar i VV-së: Kemi proceduar kërkesën me 40 nënshkrime për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje njofton se ka proceduar sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor parlamentar për sektorin e energjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media tha se përmes këtij Komisioni do të hetohen të gjitha keqpërdorimet për këtë sektor që nga shpallja e pavarësisë.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Kusari-Lila po ashtu ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se në kërkesën e tyre janë të përfshira edhe të gjitha kërkesat e bëra nga partitë opozitare.

“Kemi vendosur që të procedojmë kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë. Kemi ofruar 40 nënshkrime të deputetëve të VV-së. Kemi parashtruar edhe kërkesat tona, por bashkë me to janë edhe të gjitha kërkesat e bëra nga opozita. Rrethanat e trashëguara në sektorin e energjisë, si keqmenaxhimi i parasë publike, largimi i investitorëve etj, kanë vështirësuar gjendjen në këtë sektor”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *