Lajme

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka marrë vendime edhe për organizimin jo të mirë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë në kuadër të Euro 2024.

Shqipëria mposhti Poloninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e 10 shtatorit, por në fillim pati ndërprerje shkaku i hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.

Përveç hedhjes së fishekzjarrëve, UEFA ka vendosur ta gjobisë FSHF-në edhe për disa parregullsi tjera gjatë ndeshjes me Poloninë.

UEFA ka konfirmuar se ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 30 mijë euro dhe ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit të FSHF-së (të gjithë tribunës veriore dhe jugore) gjatë (1) ndeshjes së ardhshme të garave të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si vendas, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe aktet e dëmtimit.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë provuese prej dy vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

UEFA gjithashtu ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 14 mijë euro për bllokimin e rrugëve publike.

Përveç këtyre dy gjobave, UEFA ka dhënë edhe disa paralajmërime për FSHF-në si për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj, për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Rruga Press

YouTube player